Zyrtarizohet koalicioni “Lista shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, më 28 korrik 2020, në Ulqin u nënshkrua marrëveshja për formimin e Listës shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj. Këtë listë, që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi, e përbëjnë Forumi Demokratik, Forca e Re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit.

Marrëveshjen e nënshkruan Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare, Nazif Cungu nga Forca e Re Demokratike, Nikollë Camaj nga Lidhja Demokratike Shqiptare, Amir Hollaj nga Lëvizja „Perspektiva” dhe Fadil Kajoshaj nga Unioni i Tuzit. Ky Koalicion gjithëpërfshirës është i faktorizuar politikisht në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, nga Dacajt e deri në Breg të Bunës.

Ky koalicion i partive kryesore shqiptare në Mal të Zi nuk është i rastit, por vazhdon pas sukseseve të koalicionit Shqiptarët e Vendosur dhe suksesit të faktorit politik në Tuz. Është lidhur në interes të popullit duke synuar maksimalizimin e votës shqiptare.

Mirënjohje e veçantë për diasporën tonë dhe aktorët e tjerë politikë që kanë këmbëngulur për të krijuar një listë të përbashkët që do të mundësoj një përfaqësim më të denjë e të plotë të popullit tonë në Kuvendin e Malit të Zi. Sidoqoftë, ky koalicion mbetet i hapur për gjithpërfshirje të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.

 

Share.