Zyrtarët komunal presin personalitetet shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ,Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe bashkëpunëtorët e tjerë pritën në një takim Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Z Ilir Meta, Ministren e kulturës Z Mirela Kumbaro Furxhi, deputetë dhe personalitete të tjerë nga SHqipëria të cilët kanë ardhur në Ulqin për të përcjellur aktivitetet e shumta që organizohen me rastin e Panairit të librit Ulqini 2015.
Mysafirët fillimisht shprehën vlerësimet e tyre të larta për aktivitetin kulturor sic është Panairi i cili tashmë shënon përvjetorin e tij të 15.
Në takim u prekën cështje me interes për shqiptarët në Mal të Zi sic është arsimi, kultura ,zgjerimi i pikës kufitare në Sukubinë –Muriqan etj, ku pala shqiptare u shpreh e gatshme që të ndihmojë në realizimin e tyre.
Tashmë edhe njëherë u përsërit që në shtator filloristët tanë do të kenë në duar abetaren kombëtare dhe atë dhuratë nga shteti shqiptar.Po ashtu Ministria e kulturës e Shqipërise në një të ardhme sa më të shpejtë do të nënshkruaj Marëveshtje me Këshillin Nacional Shqiptar në Mal të Zi rreth përmbajtjeve kulturore që do të barteshin këtu.
Ministrja Kumbaro tha se qëllimi ynë është rinia dhe aktivitetet kulturore duhet të jenë gjatë tërë vitit.
Kryetari i Parlamentit të Shqipërise Ilir Meta u interesua për planet dhe synimet që ka komuna kur është në pyetje zhvillimi i qytetit për cgjë detalisht u informua nga Kryetari Gjeka dhe Kryetari i Parlamentit të Ulqinit Fuad Haxhibeti.

Share.