Zv.kryeministri Hoxhaj: Të gjitha kërkesat e shqiptarëve do ti ngrisim në nivel të qeverive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ndodhet në vizitë në Ulqin , ku do të bëjë edhe promovimin e librit të tij “Ngritja e një shteti”. Ai sot u takua edhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun, si dhe përfaqësues të tjerë të shqiptarëve në Mal të Zi. Zv.kryeministri Hoxhaj për televizionin Teuta tha se jo më kot ka zgjedhur Ulqinin si qytet të parë për promovimin e librit, pasi Ulqini me ndihmën e vet për kosovarët dhe pavarsimin e Kosovës, ka luajtur një rol të madh në realizimin e ëndrrës së shqiptarëve të Kosovës.

Ai shtoi se shqiptarët në Mal të Zi do të kenë përkrahje të parezervë të Kosovës në realizimin e kërkesave të tyre, dhe se zyrtarët e Qevrisë  do ti ngrisin ato kërkesa  në nivel të qeverive të dy vendeve. Kryetari Cungu nga ana e tij u shpreh falenderues ndaj pushtetarëve të Kosovës për të çdo gjë që kanë bërë në ndihmë të shqiptarëve në Mal të Z, dhe se synimi i subjektit politik që ai përfaqëson është që këto marrëdhënie të mira të vazhdohen edhe në të ardhmen, si me Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe me  komunat e Kosovës.

Share.