Zukorliq: Çështja e Rebublika Srpska përfshin edhe Sanxhakun

Zukorliq: Çështja e Rebublika Srpska përfshin edhe Sanxhakun

0

“Çështja e Kosovës nuk është vetëm çështje serbo-shqiptare , por ajo është çështje edhe e sigurisë rajonale”, ka thënë për gazetën Danas Muamer Zukorliq, kryetar i Bashkësisë demokratike boshnjake dhe deputet në Kuvendin e Serbisë në listën e Partisë Përparimatre të Serbisë. “Për Republika Srpska në Serbi nuk guxon e nuk bën të flitet pa Sarajevën.

Dua të them se që të bisedohet për Republika Srpska, atëherë aty do të duhej të përfshihej Sarajeva, por edhe Sanxhaku”, ka thënë ai. “Nuk mund të trajtohet çështja e Republikës Srpska vetëm në Beograd, përkatësisht në kuadër të dialogut të brendshëm serb. Kjo çështje hap edhe çështjen e Sanxhakut, përkatësisht në të duhet të marrim pjesë ne, por edhe faktorët tjerë në gjithë rajoni. Hapja e parcializuar e kësaj çështjeje hap dyert e destabilitetit të gjithë rajonit” thotë Muamer Zukorliq.

Please follow and like us:

Comments are closed.