ZJARRI SHKAKTOI DEME TE SHUMTA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy dite pas luftes me zjarrin ne Mal te Bardhe situata eshte e qete dhe nen kotroll, zjarri eshte shuar plotesisht,ndersa kjo zone fatkeqesisht ka fituar nje pamje te re. Familjeve te kesaj lagje, jeta u ka ndryshuar brenda nate.

Nje nder  familjet e goditura nga kjo fatkeqesi eshte edhe familja e  Smajl Bocit,qe jeton ne Mal te Bardhe,pikerisht ne zonen me kritike te shperthimit te zjarrit. Ajo ka pesuar shume deme si me  kafshe ashtu edhe me bime.

Familja Boci me veshtiresi te madhe,e pranon kete realitet, dhe sic tregojne ata per TvTeuta, nuk eshte e lehte te shohesh qe puna e palodhshme 40 vjecare, te zhduket sa hap e mbyll syte.

Per fat te mire,ashtu sic eshte raportuar edhe me heret,nuk ka te lenduar ne njerez,por kur behet fjale per deme materiale, shume familje te zonave te prekura nga zjarri kane humbur shume.

Share.