Zjarri le pa strehë familjen Behari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në shtëpinë e Kasem Beharit, i cili jeton në lagjen Kodra të Ulqinit, rreth orës 9 të mëngjesit ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur komplet. Sipas fjalëve të pronarit, i cili për televizionin Teuta deklaron që në atë moment kur ka rënë zjarri ishin duke fjetur, familjarët për fat të mirë kanë kaluar pa lëndime. Si shkaktarë të zjarrit mendojnë se do të kenë qenë instalimet elektrike, megjithëse kurrë nuk kanë pasur probleme të tilla. Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit disa minuta pas marrjes së telefonatës ka mbërritur në vendngjarje por për fat të keq flaka e cila ishte me përmasa të mëdha është shpërndarë shumë shpejtë dhe nuk kanë pasur mundësi ta shpëtojnë shtëpinë.

Kasem Behari me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre nga dita e sotme nuk kanë ku të strehohen, flaka shkatërroj gjithçka që ata kishin në shtëpi dhe momentalisht ju kanë mbetur vetëm rrobat e trupit.

E vetmja gjë që shpëtoj ishti libri fetar, Kur’ani.

 

Share.