Zjarrfiksat me uniforma të reja për mbrojtje nga zjarri.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fundjavën e kaluar Shërbimi iMbrojtjes dhe Shpëtimit ka pasur 10 intervenime të karakterit lokal, ku më i problematiku ishte zjarri tek Molja e Madhe, në fikjen e të cilit zjarrëfikësit kanë luftuar me orë të tëra pasi zjarri kërcënonte edhe shtëpiat përreth. “Ky ka qenë një intervenim tepër i vështirë, pasi terreni ishte i papërshtatshëm për depërtim, dhe si pasojë Shërbimi pësoi  dëme materiale kurse dy zjarrëfikës u lënduan. Njëri prej tyre përfundoi për mjektim në spitalin e Tivarit” shprehet për televizioinin Teuta shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Flamur Sella.

Zjarrëfikësat janë pajisur me rrobat mbrojtëse nga zjarri në sipërfaqe të hapura, ndërsa rrobat univerzale akoma ju mungojnë ,meqenëse për blerjen e tyre duhen mjete të konsiderueshme. Sella thotë se për këto llojë rrobash vetëm për një komplet nevojiten 1,500 euro,ndërsa  duhet siguruar 35 sish. “Ligji mbi rendin Komunal ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në ambijente të hapura dhe parasheh ndëshkime,kështu që Policia Komunale duhet të angazhohet më shumë në këtë aspekt dhe të ndëshkojë personat që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve” u shpreh Sella, duke apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në djegjen e mbeturinave nga krasitja, pasi ligji është shumë  i qartë.

 

Share.