Zjarrfikësit e Ulqinit i dhanë lamtumirën e fundit kolegut të tyre

0

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit mbajti sot  mbledhje komemorative në shenjë nderimi për kolegun,shokun dhe mikun e tyre. Muharem Gorana , i cili aksidentalisht humbi jetën para dy ditëve. Në mbledhje morën pjesë edhe kolegë të shumtë nga qytetet e tjera që kishin ardhur për ti  dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre. Në mbledhje në emër të kolektivit foli kryeshefi i Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit Saubih Mehmeti, i cili tha se vdekja e parakohëshme e kolegut të tyre , përbën një humbja të madhe për familjen por edhe gjithë kolektivin e këtij shërbimi. Më pas të pranishmit i dhanë lamtumirën e fundit me një minut heshtje. Në ceremoninë e varrimit, sipas traditës, antarët e këtij kolektivi e përcollën kolegun dhe mikun e tyre në kolonën e mjeteve të zjarrfiksëve.

Share.