Zjarrëfikësit: Për një ditë 13 intervenime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit në Ulqin kanë njoftuar për televizionin Teuta se deri në 24 orët e fundit kanë pasur 13 intervenime, ku duhet veçuar zjarri i përmasave të mëdha në Mozhur i cili ishte në lokacion mjaft të papërshtatshëm dhe të izoluar, duke shtuar kështu dyshimet për zjarre të shkaktuara në mënyrë të qëllimshme.

Ato kanë shkuar edhe në ndihmë të kolegëve të Tivarit për të shuar zjarin në fshatin Bes në Krajë por edhe zjarre të tjera të karakterit lokal.

 

Share.