Zjarrëfikësit e Ulqinit me pajisje të reja

0

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin ditë më parë u furnizua me pajisje të reja për mbrojtje dhe shpëtim në rast të përmbytjeve. Drejtoria për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme  ,dhe Fors Montenegro në kuadër të projektit ”Katastrofat nuk njohin kufij”,  këtë shërbim e pajisen me dy mjete lundëruese, 6 komplete për shpëtimtarë dhe pajisje të tjera që përdoren gjatë shpëtimit, tha për TV Teuta kryeshefi i këtij shërbimi, Saubih Mehmeti.

Kostoja e këtyre pajisjeve kap shumën prej 14 mijë euro, ndërsa projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi –Shqipëri, me bashëfinancim nga Ministria e Administratës Publike.

Share.