Zjarr në kampin e refugjatëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë pritet të kthehen në qytetin-port të Kalaisit, në Francë, për të çmontuar strehat në kampin e emigrantëve, i njohur ndryshe si Xhungla.Gjatë natës, ekipet policore hodhën gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që po godisnin me gurë njësitë që po hiqnin çadrat e strehimit.Autoritetet franceze deklarojnë se emigrantët duhet të transferohen në kontejnerë në një zonë tjetër të qytetit, por shumë prej tyre druhen se një lëvizje e tillë do t’u presë shpresat për të arritur në Britani.Duke përfituar nga errësira e natës, u përpoqën t’i vinin zjarrin kamionëve në rrugën që të çon drejt portit. Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës duke i detyruar ata të tërhiqen.Refugjatët që jetojnë në kamp, shumica e të cilëve nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, shpresojnë të kalojnë kanalin e La Manshit për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Share.