Zgjedhjet presidenciale: Gjukanoviq president i Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, arritit të marrë 53.8% të votave, duke u shpallur kështu president i ri i vendit. Kandidati tjetër me më shumë vota ishte Mlladen Bojaniq, i përkrahur nga pjesa më e madhe e opozitës me 33.5%, kurse Draginja Vuksanoviq siguroi 8.3% të votave.

Kandidatët e tjerë Marko Millaçiq, Vasilije Miliçkoviq, Hazbia Kallaç dhe Dobrillo Dedeiq morën më pak se 1% të votave. Gjukanoviq menjëherë pas shpalljes së rezultateve tha se fitorja e tij është sinjal i qartë se cilin drejtim kanë përzgjedhur qytetarët e Malit të Zi, kurse kandidatët e tjerë refuzuan ta përgëzojnë prë fitoren, duke i cilësuar zgjedhjet si jo të drejta.

Share.