Zgjedhjet parlamentare: Mbi 2600 vëzhgues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet parlamentare në vitin 2012 u mbikëqyren nga 1,345 vëzhgues, ndërsa zgjedhjet të dielën do të ndiqen nga 2607 prej tyre. Numri i vëzhguesve që është dy herë më i lartë se në zgjedhjet e kaluara tregon për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. Në qendrat e votimit do të jenë 2,092 vëzhgues vendas, ndërsa 512 do të jenë të huaj.

Grupin më të madh të vëzhguesve do ta ketë Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI), i cili Komisionit Zgjedhor i dorëzoi listën me emrat e 1400 vëzhguesve. Të drejtë vote në zgjedhjet e të dielës kanë gjithsejt 528,817 qytetarë.

Share.