Zgjedhjet në Preshevë – Alternativa për Ndryshim merr më së shumti vota

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi sipas rezultateve paraprake ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës. Partia e tij kryeson me 14 këshilltarë, ndërsa në vend të dytë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës me 9 këshilltarë. Ardita Sinani me PVD ka dalë  e treta me 7 këshilltarë. Sami Salihu me Lëvizjen për Reforma ka marrë 5 deputetë, UDSH 1 këshilltar ndërsa partitë serbe 2 këshilltarë. Ky rezultat është nga numërimi i 95 për qind të votave. Pjesa prej 5 për qind e votave janë bllokuar pasi ka fakte që ka pasur parregullsi gjatë votimit. Nëse kjo zyrtarizohet, atëherë zgjedhjet mund të përsëriten në dy njësi.

Share.