Zgjedhjet në Kosovë: Sot rezultatet zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se sot ky institucion do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka theksuar se, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka siguruar 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje! 32, koalicioni LDK-AKR-Alternativa 29. Ajo ka thënë se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit do të bëhet pas afatit të ankesave. Daka ka treguar se në vonesën e shpalljes së rezultateve ka ndikuar edhe procesi i rinumërimit të gati 500 vendvotimeve.

Share.