Zgjedhjet në Herceg Novi: Demokratët 28%, PDS 20%, FD 19%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në komunën e  Herceg Novit u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale, në të cilat morën pjesë 6 lista zgjedhore. Procedi zgjedhor kaloi në rregull dhe nuk u vërejtën parregullsi gjatë votimit. Kuriozitet është se të gjitha listat pjesmarrëse do të kenë përfaqësues në Kuvendin Komunal. Më së shumti vota mori koalicioni i drejtuar nga Demokratët, i cili me 28% të votave siguroi 10 mandate. PDS mori 8 mandate, koalicioni rreth Frontit Demokratik 7 mandate, aq sa edhe Novska Lista, LQ URA 2 mandate kurse Mali i Zi i Vërtetë 1 mandat. Në prononcimet pas publikimit të rezultateve preliminare duket se të gjitha listat ishin të kënaqura me rezultatin e arritur.

Share.