Zgjedhjet lokale në Nikshiq: Opozita në disa kolona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në zgjedhjet lokal në Nikshiq opozita nuk do të dalë e bashkuar , por sipas burimeve të ndryshme , në zgjedhje do të marrin pjesë në disa kolona. Kjo për arsye se partitë e orientimit qytetar refuzojnë të hyjnë në koalicion me Frontin Demokratik.

Për momentin flitet për një koalicion të mundshëm të Frontit me Partinë Socialiste Popullore, kurse Partia Socialdemokrate ka njoftuar se në zgjedhje do të dalë e vetme. Nga Demokratët , URA dhe Demos akoma nuk ka njoftime për një bashkëpunim të mundshëm, edhe pse një pjesë e kësaj të fundit preferon koalicionin me Frontin Demokratik por nuk kanë përkrahjen e Këshillit Komunal të partisë në këtë qytet.

 

Share.