Zgjedhen antarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në Sallën e Madhe te Kuvendit Komunal të Ulqinit është mbajtur Kuvendi i trete i Elektorëve të KKSH-së .Mbledhja u hap nga elektori më i vjetër -Ali Gjeçbritaj,  Anëtare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi janë zgjedhur : Adriana Hoxha , Agron Dushaj , Edita Nimanbegu , Faik Nika , Iber Hoti , Ilir Lllazorja ,  Jeta Hasangjekaj , Lindon Gjelaj , Mefit Tela , Nail Draga , Nik Gjeloshaj , Qani Osmani , Ruzhdi Luka , Tahir Tahiri dhe  Vasel Sinishtaj .

KKSH perbehet nga 30 anëtarë , 15 nga të cilët zgjedhen nga Kuvendi Elektoral , ndërsa 15 të tjerë zgjedhen me automatizëm në bazë të funksionit politik , ku përfshihen deputët shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi , kryetarët e Komunave me shumicë shqiptare , kryetarët e Kuvendeve të Komunave me shumicë shqiptare , si dhe kryetarët e partive shqiptare të përfaqesuara në Kuvendin e Malit të Zi. Menjëherë pas formimit antarët e KKSH-së pritet të zgjedhin edhe kryetarin e ri.

Share.