“Zgjedh Malin e Zi”- subjekti i ri politik në Mal të Zi

0

Partia  “Zgjedh Tivarin” e udhëhequr nga Radomir Cakan, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar në Tivar, është transformuar në “Zgjedh Malin e Zi”, dhe me këtë emër do të jetë pjesë e gjithë skenës politike të vendit. Kjo u vendos në kongresin e djeshëm të partiës, në të cilin morën pjesë 202 delegatë. Përveç ndryshimit të emrit, delegatët miratuan dhe Deklaratën programore, si dhe zgjodhën nënkryetaret e partisë, Darinka Millosheviq dhe Irina Daboviq.

Share.