Zenka takohet me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë Mehmed Zenka u takua me përfaqësues të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, me të cilët u diskutua situata e komunitetit fetar në Mal të Zi, si dhe marrëdhëniet që shteti përgjithësisht ka me të gjitha bashkësitë fetare që ekzistojnë dhe veprojnë në territorin e saj. Ai theksoi se kur bëhet fjalë për multikulturalizmin dhe tolerancën fetare, Mali i Zi investon shumë në ruajtjen e bashkëjetesës në vend. Zenka dhe reisi  Rifat Fejziq folën për ndikimin e komuniteteve tradicionale fetare në Mal të Zi dhe përmirsimet në  projektligjin për liritë fetare.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ligji i ri duhet të rregullojë jetën kolektive dhe individuale të qytetarëve në Mal të Zi në mënyrën më të mirë të mundshme. Reisi Fejziq vlerësoi rolin e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut në këtë proces të forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm mbi çështjet e mësipërme. U përsërit se roli i Bashkësisë Islame në Mal të Zi është me rëndësi të madhe, dhe se ajo është një shembull i praktikës së mirë kur është fjala për promovimin e vlerave themelore të bashkëjetesës dhe të komunitetit. Në këtë drejtim, Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria për të Drejtat e njeriut dhe të pakicave në kuadër të kompetencave do të vazhdojnë të punojë në përmirësimin e mëtejshme të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit.

 

Share.