Zenka-Sultanoglu: Të thellohet bashkëpunimi për arritjen e barazisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në margjinat e konferencës për promovimin e barazisë gjinore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që filloi dje në Budva, Ministri i të drejtave të njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka u takua me Xhihan Sultanoglu,  Ndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe drejtoreshën e përgjithshme të UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura .

Zenka vlerësoi cilësinë dhe efikasitetin e bashkëpunimit afatgjatë në mes Qeverisë së Malit të Zi, Ministrisë për të Drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe agjensive të Kombeve të Bashkuara të  cilat në mënyrë aktive kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve kombëtare, mekanizmave dhe politikave për barazinë gjinore në vend. Sultanoglu tha se të dyja temat e kësaj konference – fuqizimi politik i grave dhe ndalimi i dhunës ndaj tyre – është vendimtar për barazinë gjinore në mbarë botën. Ajo tha se këto janë prioritete kritike për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ata ranë dakord se është e nevojshme që të forcohet bashkëpunimi në fushën e arritjes së barazisë gjinore , dhe për këtë koordinuan edhe hapa të mëtejshëm.

Share.