Zenka: Ne nuk flasim me ultimatume

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, i quajti spekullime informacionet se koalicionin shqiptar i ka vendosur ultimatum PDS-së për tre vende në qeverinë e ardhshme.

Sipas Zenkës, është normale që koalicioni do të ketë kërkesat e veta, por për momentin ato nuk janë diskutuar në mënyrë zyrtare, pasi akoma pritet miratimi i plaformës nga të gjitha partitë e pakicave.

Ai për televizionin Teuta gjithashtu bëri të ditur se koalicioni nuk do të bisedojë me askënd në frymën e ultimatumit por vetëm marrëveshjes.

Share.