Zenka : Mungesa të mëdha në fuqinë punëtore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja publike veprimtaritë komunale ka nisur përgatitjet për sezonin dimëror për periudhën post sezonale.Muajt e fundit kjo ndërmarrje është ballafaquar me  probleme përsa i përket fuqisë punëtore,pasi ato mungojnë,duke bërë të pamundur pastrimin e qytetit me intensitetin e mëparshëm,kur kanë qënë të punësuar punonjësit sezonal.

Drejtori i ndërmarrjes publike veprimtaritë komunale Mehmet Zenka, shprehet për televizionin Teuta se ndodhemi në një situat aspak të mirë,pasi kemi punuar me një fuqi punëtore minimale gjatë kësaj periudhe.Zenka tregon se pothuajse në të gjithë sektorët e kësaj ndërmarrjeje ka mangësi në numrin e punonjësve për të përballuar fluksin e punës.Sa i përket gjendjes financiare kjo ndërmarrje  i ka tejkaluar  problemet në mënyrë të suksesshme dhe i ka shlyer të gjitha detyrimet kundrejt punonjësve.Me vjeljen e tarifave në përgjithsi, e në vecanti të shtëpizave në Bunë pritet akoma më shumë një përmirsim i situatës financiare në këtë ndërrmarrje.

Share.