Zenka: Kemi të drejtë kushtetuese ta përdorim flamurin kombëtar

0

Përdorimi i simboleve kombëtare është e drejtë kushtetuese dhe me ligjin aktual për përdorimin e simboleve kombëtare ekziston e drejta për përdorimin e tyre, por problem paraqet ligji për rendin dhe qetësinë publike ku lihet një mundësi e gjërë e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të këtij neni, tha për televizionin Teuta ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka.

Sipas tij, ekzistojnë raste të shumta ofenduese për popullatën shqiptare ,ku vijnë njerëz me simbole të ndryshëm,por askush nuk preket përveç flamulit shqiptar..Zenka thotë se  flamuri shqiptar nuk është vetëm i shtetit të Shqipërisë, ky flamur është i shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Në organizime të ndryshme kulturore që organizohen nga shqiptarët    nuk ka mesazhe kundër Malit të Zi, nuk ka mesazhe urrejtjeje, ndërsa në organizimet e disa të tjerëve këta nuk mungojnë, thotë Zenka me rastin e paralajmërimit të  Ministrisë së  Kulturës së Malit të Zi, se do të ngrejë padi kundër organizatorëve të Logut të Zojës Grudës, në Tërgajë, sepse në këtë manifestim, sipas tyre, ishin shfaqur simbolet e një vendi tjetër pa flamurin kombëtar të Malit të Zi.

Share.

Leave A Reply