Zenka: E pranueshme pjesmarrja në qeveri me URA por jo me FD

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i UDSH dhe ministri  për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në qeverinë aktuale, Mehmet Zenka, në një intervistë për gazetën “Pobjeda”, tha se për listën”Bashkë një za” është e pranueshme pjesmarrja në qeveri të ekspertëve të përbërë nga Lëvizja Qytetare URA, por për bashkëpunim me Frontin Demokratik nuk bëhet fjalë. Nga ky grupim dje erdhi ftesa drejtuar subjekteve të pakicave për të marrë pjesë në qeverinë e tranzicionit, por për Zenkën dallimet e mëdha programore në mes tyre e bëjnë të pamundur bashkëpunimin. Ai vlersoi se pa prezencën e pakicave do të jetë e vështirë formimi i një qeverie jo partiake, dhe se në rast nevoje ata do të qëndrojnë në opozitë.

Share.