Zenga i dergon telegram ngushellimi familjes Dobreci

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e vdekjes së dr. Simë Dobreci, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, z. Mehmed Zenka, familjes i dërgoi telegram ngushlllimi:

E nderuara familje Dobreci,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të intelektualit, mjekut, shkencatarit, profesorit dhe publicistit  te dalluar  dr Simë Dobreci.

Dr. Simë Dobreci , ishte një nga intelektualët me te dalluar te shek XX ndër shqiptarët në Mal të Zi. Kontributi i tij në fushën e mjekësisë , shkencës dhe kontributit kombëtar është i pazëvëndësueshëm. Puna dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë për të gjithë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, dhe do te jetë pike referimi për brezat që do vijnë në vazhdim.

Në këto momente të rënda të dhembjes e krenarisë, në emrin tim personal, pranoni ngushlllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta e të dashurit te Juaj dhe te respektuarit tone dr. Simë Dobreci.

Share.