A.Zeneli: Nuk ka vend për festim,situata është e mjerueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari  i Lidhjes së Sindikatave të Lira të Malit të Zi, dega në Ulqin  Asllan Zeneli deklaroi për televizionin Teuta se  mund të them lirisht se nuk ka kush çfarë të festojë për 1 Maj. Situata ekonomike është shumë e vështirë, nuk shohim se ka diçka në përmirësim çdo vit e më keq, ekonomia e vendit e shkatërruar, kompanitë kanë dështuar, investime nuk ka Ulqini është qytet i falimentuar.

“Neve ditën e diel, me 1 Maj, ftojmë të gjithë ata që kanë mbetur pa punë, që ju janë cunguar të drejtat që ju siguron ligji i punës, të na bashkëngjiten në protestë. Do të protestojmë për pakënaqësitë tona para ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi, me moton “Punë e sigurt, për jetë e sigurt” u shpreh Zeneli.

Share.