Zeneli – Çdo  i punësuar duhet të ketë një ditë të lirë, me puntorë po abuzohet në forma të ndryshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Unioni i Sindikatave të Lirave të  të Malit të Zi i bën thirrje  të gjithë qytetarëve e sidomos të punësuarëve në tregti  që së bashku të kundërshtojnë iniciativën  e organizatave të punëdhënësve për të hequr ditën e diel si ditë të  lirë,me ç’ka mohojnë të drejtat e rreth 40,000 të punësuarve në sektorin tregtar për kushtet minimale të punës së denjë .

Asllan Zeneli  kryetar i Unionit të Sindikatave të Lira me seli në Ulqin shprehet se të njëjtën iniciativë që të punësuarit në tregti të kenë një ditë të lirë e kanë marrë para tre,katër viteve ku edhe atëherë kanë hasur në barriera të forta po kanë arritur që të votohet në  parlament me shumicë të votave.

Pozita e të punësuarëve në tregti dallon nga të punësuarit  në sektore tjera ata nuk kanë pasë të drejtë në një  ditë të lirë, nuk kanë shrytëzuar pushime për festa,punojnë me paga minimale,Në tregti në përgjithsi punon gjinia femrore të cilës nuk i lihet kohë për të kryer obligimet familjare.Kjo është arsyeja pse neve kemi nis iniciativën e cila me vështirsi është përkrahur,por tani Qeveria e re ka synim që përsëri ditën e diel ta kthejnë në ditë pune“ shprehet Asllan Zeneli

Sipas tij sa më shumë të përkrahet kjo iniciativë,aqë më sukeses do të ketë në bisedën me përfaqsues të Qeverisë.

Nuk është ky problem i vetëm që mbetet për të punësuarit,është një tjetër dukuri,problem me çka ballafaqohen puntorët të cilët nga punëdhënësi marrin pagen minimale në xhirollogari,ndërsa pjesa tjetër e  pagës merret në dorë,ku puntorët cungohen  për arsy se ajo pjesë nuk shkon në kontribute,ka thënë ai.

„Goditje fatale në ekonominë e vendit  ka bërë edhe Pandemia ,madje ka gjunzar vendet shumë të zhvilluara e  jo neve që kemi qenë kockë e lëkurë na ka fundos krejtë“ shprehet ai.

Zeneli shpreh gatishmëri pët t’i ndihmuar të gjithë ata që hasin në vështirsi gjatë plotësimit të peticionit.

H.Nelaj

Share.