Zekoviq: Gjuetia ilegale akoma problem i madh. Mungon politika e dënimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ornitologu i Qendrës për monitorimin e zogjve, Bojan Zekoviq, gjatë pjesmarrjes në emisionin e mëngjesit të TV Teuta tha se problemet e caktuara për mbrojtjen e zogjve po anashkalohen dhe se ka mungesë të vullnetit për të luftuar gjuetinë ilegale. Biznesi i gjuestisë po lulëzon  dhe kontrollohet me vështirësi, kurse evidentohet edhe mungesë e rojeve të cilët do të ndalnin gjuetinë ilegale. Sipas Zekoviq, llojet më të rrezikuara të zogjve gjenden në zonën e Liqenit të Shkodrës dhe deltës së Bunës. Ligjet e Malit të Zi për mbrojtjen e zogjve janë të mirë, por aplikimi në praktikë mungon, çka më së miri e dëshmon mungesa e procesimeve në gjykatë për ata që i shkelin, tha Zekoviq. Problem tjetër për zogjtë përbën edhe urbanizimi i vazhdueshëm i cili gjithnjë e më tepër po zvoglon mjedisin jetësor të tyre.

Share.