Zbulohet qytet antik në Bushat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ekspeditë arkeologjike Shqiptaro-Polake ka zbuluar një vendbanim antik në zonën e Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës. Bëhet fjalë për një vendbanim që besohet se daton në shekujt III e II para Erës së Re. Sipas drejtuesit të kësaj ekspedite, profesor Saimir Shpuza, në këtë zonë nuk është bërë asnjë gërmim arkeologjik që në vitet ’80.

“Materiali që kemi gjetur kryesisht na ndihmon për të identifikuar kuadrin kohor. Për momentin flasim për një periudhë të lulëzuar helenistike, nga shekulli i tretë deri në shekullin e parë para Erës së Re”, thotë Shpuza. Zbulimi në fjalë, përveç rëndësisë arkeologjike dhe mundësisë për zhvillimin e turizmit, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershem të zonës.

Share.