Zbulohet pallati ilir në Risan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ekip arkeologësh nga Universiteti i Varshavës në Poloni, gjatë gërmimeve në Risan, zbuluan pallatin e parë të mbretërve ilir të zbuluar ndonjëherë!

Zbulimi është i rëndësishëm sepse paraqet pasqyrën e parë për mënyrën se si ka funksionuar pushteti mbretëror në Ilirinë e lashtë. Pallati u zbulua gjatë gërmimeve në lokalitetin në të cilin ndodhej Risani i lashtë, në vendin ku më parë ishte selia e mbretëreshës Teuta , shkruan Daily Mail.

Arkeologët kanë zbuluar edhe themelet e dy pallateve që datojnë nga shekulli i 3-të para Krishtit, dhe konsiderohet se kompleksi i parë helenik është ndërtuar diku rreth viteve 260 para erës së re, ndërsa i dyti erdhi pas vitit 250 , poashtu para erës së re. Në këtë lokalitet nuk ishin kryer kërkime kurrë më parë, dhe arkeologët u shprehën të surprizuar me këtë zbulim të papritur.

Share.