Zbardhet vrasja e Gjurishiq.Në kërkim dy shtetas të Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për vrasjen e qytetarit të Ulqinit Momçilo Gjurishiq (69), i cili u ekzekutua më 4 qershor në lokalin e tij. Kjo u njoftua në konferencën për media të Drejtorisë së Policisë.

Shefi i Departamentit për Luftimin e Krimit, Aleksandar Boshkoviq, zbuloi se dy të dyshuarit me inicalet P.V dhe L.D të dy në të 30-at, janë të njohur nga autoritet shqiptare dhe për momentin ndodhen në arrati.

“Detajet u morën nga kamerat e vëzhgimit, u pyetën dëshmitarët dhe qytetarët, dhe pas një hetimi të detajuar u mësua identiteti i personave të përmendur . Dyshohet se vrasjen e kreu personi me inicialet P.V. Të dyshuarit ligjërisht kaluan në Mal të Zi ditën e vrasjes nëpërmjet pikës në Sukubinë dhe u kthyen në Shqipëri në të njëjtën ditë. “, tha Boshkoviq.

Boshkoviq njoftoi se në ditët në vijim për këta persona do të ketë urdhër arresti ndërkombëtar.

Organet e policisë në hetim patën edhe ndihmën e kolegëve nga Shqipëria, të cilët, pas një hetimi, vërtetuan identitetin e autorit. Motivi i vrasjes është ende i panjohur, dhe sipas Boshkoviq, ata nuk kanë informacione të mjaftueshëm nëse bëhet fjalë për gjakmarrje për shkak të vrasjes që djali i viktimës, Savo Gjurishiq, kreu në vitin 2017, kur vrau një shtetas të Kosovës. Gjurishiq edhe më herët ishte objektiv i tentativave për vrasje, kur u plagos lehtë nga një sulm me armë, ndërsa nën autmojetin e djalit të tij më vonë u gjet edhe një mjet shpërthyes.

Lidhur me hetimet për vrasjen e oficerit të policisë nga Ulqini, Rudolf Elezoviq, gazetarët nuk arritën të marrin asnjë sqarim, pasi lënda ndodhet tashmë në duart e Prokurorisë së lartë e cila po vazhdon hetimet.

Share.