Zaga: Të punësuarve borxh 19 rroga

0

Gjendja financiare në ndërmarrjen për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave “Ulqini”, është mjaft e rëndë , edhe pse kjo tashmë nuk përbën ndonjë risi, kurse dalje nga kjo situatë nuk duket në horizont. Përveç problemeve të tjera që ka kjo ndërmarrje me humbjen e territoreve të gjuetisë, ato financiare janë më të ndjeshmit për të punësuarit. Drejtori Ajet Zaga, tha për TV Teuta se në këtë ndërmarrje për momentin janë të punësuar 14 persona, të cilëve u detyrohen 19 rroga të prapambetura. Ai shtoi se me buxhetin që parashikon komuna për këtë ndërmarrje dhe me gjendjen aktuale, situata nuk mund të përmirsohet.

Share.

Leave A Reply