Zadrima – rezultat i kënaqshem(video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 1 janari  nisen pushimet për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme,ndërkaq me 26 janar do filloi gjysmëvjetori i dytë,të vitit kalendarik 2014/2015.

Në shkollën fillore”Mareshali Tito “janë të regjistruar 1,130 nxënës të ndarë në 32 paralele. Drejtori  i shkollës në fjalë Martin Zadrima shprehet i kënaqur me arritjen e rezultateve të nxënëseve. Me nota pozitive rezultojnë 85% e nxënëseve ,ndërsa negative 15%.

“ Këtë vit kemi një rezultat më të mirë të suksesit të nxënësve,në krahasim me një vit më herët,kushtet më të mira për mësim si duket kanë ndikuar edhe në  suksesin e nxënësve,pasi që kemi bërë shumë investime në përmirësimin e kushteve në shkollë” -shprehet Zadrima.

Riparimet e shkollës kapin koston prej 700 mijë euro,pa llogaritur gëlqerosjen e ambienteve të shkollës,investim të cilin e bënë vetë shkolla. Janë riparuar pullazi i shkollës,sistemi i ri i ngrohjes qendrore,pastaj është investuar në ndërrimin e dritareve,riparimi i banjave,por akoma mbetet shumë pa u bërë pasi që në këtë shkollë nuk është investuar gjë nga ndërtimi i saj në vitin 1979.

Zadrima apelon tek prindërit tanë që të punojnë me fëmijët e tyre,që të ruajnë  ambientin e shkollës orenditë e  të tjerat,pasi që shpesh kemi raste kurë qëllimisht thyhen dyert,dritaret,apo diçka tjetër.

 

 

Share.