Xhemal Bushatliq kryetar i OT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori ekzekutiv i hotelit „Albatros“ Xhemal Bushatliq është kryetari i ri i Këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike (OT) Ulqin, është vendosur sot në Kuvendin e OT të cilin e drejtoi kryetari i komunës Fatmir Gjeka.

Dorëheqjen në këtë funksion e dha Xhaudet Cakuli, sepse nga Komisioni për konflikt interesi para dhjetë ditësh është tërhequr vëmendja se ndodhet në konflikt interesi.

Cakuli është edhe kryetar i Këshillit drejtues në Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare.

Kuvendi ka miratuar edhe programin e punës dhe planin financiar për vitin e ardhshëm.

Është planifikuar që të ardhurat e këtij institucion janë 425 mijë euro, apo 42 për qind më të larta se në vitin 2014.

Share.