Xh.Zeneli: Shqiptaret ne NY protestuam kunder promovimit te filmit dokumentar antishqiptare

0

Sonte, me 4 Tetor 2019 , para kinemasë SVA Theatre që gjindet në rrugën 23 në Manhattan (NY) ,u mbajt një protestë e disa aktivistëve të komunitetit shqiptarë të NY , inicuar nga presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, z. Marko Kepi dhe drejtuar nga Këshilltari Bashkiak , z. Mark Gjonaj, e cila kishte për qëllim kundërshtimin e promovimit të një filmi dokumentar me motive antishqiptare i përgatitur nga gazetari serb Boris Malagurski.
Protesta u zhvillua në atmosferë tepër tensionuese dhe fillimifisht pati edhe një përleshje me ç’rast në vend erdhën disa dhjetra pjesëtarë të policisë ( NYPD) për ti mbajtur ndaras dy palët: në njërën anë shqiptarët dhe në anën tjetër disa serb. Derisa serbët në njëren anë nxisnin provokime, në anën tjetër shqiptarët u përgjigjeshin duke thirrur në drejtim të tyre : “ kriminela”, “ vrasës”, “ përdhunues”, “ Turp për ju”, “UÇK”, “ Kosova është Shqipëri” etj.
Megjithëse në këtë protestë muar pjesë një numër i vogël i pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë në NY me rrethe, ( rreth 20 veta) mezazhi ishte i qartë i grupit të aktivistëve shqiptarë ndaj qëllimeve propagandistike të Serbisë.

Në fund, edhe përkundër faktit se njoftimi për protestën ishte brenda një kohe të shkurtë, kjo nuk arsyeton aspak numrin e vogël të pjesëmarrësve . Njoftimi ishte në faqen e organizatës Rrënjët Shqiptare në FB e cila ka me mijëra ndjekës?!.

Xh.Zeneli
4 Tetor 2019

Share.