Vuksanoviq-Stankoviq: Ulqini nuk ka mundësi financiare të kujdeset për Kriporen

0

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq-Stankoviq, qëndroi dje për vizitë në Ulqin ku u takua me zyrtarët e Komunës, OJQ-ve dhe vizitoi disa nga pjesët më atraktive të qytetit. Vuksanoviq-Stankoviq vlerësoi se është e papranueshme që Kriporja ti lihet në barrë Ulqinit i cili nuk ka mundësi të përkujdeset për këtë lokalitet, dhe se për këtë parti prioritet është valorizimi i kësaj zone me qëllim që Kriporja përsëri të jetë motorr i zhvillimit të qytetit. Në lidhje me Valdanosin, ajo tha se kjo ullishtë duhet tu kthehet pronarëve të mëparshëm dhe të jetë qendër e prodhimit të vajit të cilësisë së lartë.

Share.