Vuksanoviq: Nuk ka rëndësi që jam grua, në zgjedhje votohet personaliteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale, Draginja Vuksanoviq, qëndroi dje në Ulqin me ç’rast vizitoi tregun e gjelbër dhe u takua me simpatizuesit dhe qytetarët. Ajo pati takim edhe kryetarët e UDSH-së dhe PD-së Mehmet Zenka dhe Fatmir Gjeka, si dhe përfaqësues të sektorit civil.

Vuksanoviq për Televizioin Teuta tha se Ulqini gjatë periudhëssë kaluar ka qenë viktimë e privatizimeve të dështuara të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në rënien ekonomike dhe se ajo do të luftojë në zgjidhjen e problemeve të punëtorëve që janë lënë pas dore.

Po ashtu edhe problemi i Kripores duhet të zgjidhet sa më shpejt me rivendosjen e prodhimit, kurse Valdanosi me çdo kusht duhet tu kthehet pronarëve të mëparshëm, tha Vuksanoviq. Faktin që është e vetmja kandidate femër në këto zgjedhje, Vuksanoviq e cilësoi si të parendësishëm pasi qytetarët nuk dihet të shikojnë gjininë apo përkatësinë partiake, por të votojnë personalitetin.

Share.