Vukoviq-Reintke: Gatishmëri për bashkëpunim në mes PK dhe të Gjelbërve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha i Ndërmarrjes Publike për Parqet Kombëtare të Malit të Zi Azra Vukoviq, u takua sot në mëngjes  me anëtaren e Parlamentit Evropian (PE) dhe Delegacionit të këtij institucioni në Mal të Zi, Terry Reintke.

Reintke shprehu interes për situatën në Parqet Kombëtare, çështjet dhe sfidat në menaxhimin dhe kërcënimet për projektet e zhvillimit të këtyre zonave të mbrojtura. Ajo shprehu interes të veçantë për hapësirën e Kripores së Ulqinit dhe rolin e Parqeve Kombëtare në ruajtjen e saj. Vukoviq shpjegoi situatën në këtë ndërmarrje, aktivitetet e zbatuara me qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimin e këtyre zonave të mbrojtura, si dhe me planet ndërkufitare dhe bashkëpunim ndërkombëtar me institucionet përkatëse.

Ajo gjithashtu sqaroi rolin e Parqeve Kombëtare në menaxhimin e Kripores së Ulqinit, aktivitetet e zbatuara dhe ato të planifikuara për periudhën e ardhshme, që kanë të bëjnë kryesisht me  riparimin e pompave që munëdsojnë qarkullimin e ujit në bazenet e  kristalizimit, si dhe funksionimin e të gjithë sistemit të qarkullimit të ujit në Kripore, me qëllim ruajtjen e tyre dhe përgatitjen për prodhimin e kripës.

Vukoviq shprehu interes në krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me grupin e të Gjelbërve, si dhe zonat e mbrojtura në bashkësinë Evropiane,  për çka Reintke shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar në arritjen e këtij bashkëpunimi.

Share.