Vukoviq: Nuk e kemi ndaluar hyrjen në Kripore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha e ndërmarrjes Parqet Kombëtare Azra Vukoviq, tha  se nga kjo ndërmarrje nuk ja kanë ndaluar hyrjen në Kripore askujt, sidomos jo përfaqsuesve të Qendrës për monitorimine zogjve.

Këto të fundit kanë deklaruar  se kjo ndërmarrje ju ka ndaluar hyrjen në periudhën kur kryhet gjuetia më e madhe e paligjshme, çka nuk ka ndodhur vitet e mëparshme. Vukoviq tha se është e vërtetë që ekziston ndalim hyrje për periudhë të caktuar kohore për të cilën kjo organizatë duhej të ishte e njoftuar, ashtu siç është e njoftuar edhe për rregullin e paraqitjes së vizitave në Kripore nga çdo subjekt i interesuar.

Share.