Vujoviq dhe Mariq pritet të largohen nga Qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Milorad Vujoviq do të paraqesë dorëheqjen e tij në seancën e parë të Qeverisë, pas pushimeve të gushtit, mëson Pobjeda nga  disa burime opozitare. Takimi i kabinetit duhet të mbahen në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, dhe si një referencë e mundshëm janë datat 25 gusht ose 1shtator.

Sipas informatave të besueshme të kësaj gazete, pas Vujoviq dorëheqjen do ta ofrojë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Boris Mariq, ndërsa qëndrimi i  Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Budimir Mugosha, është akoma i paqartë. Tre ministrat jo-partiak më parë kanë njoftuar se vendimin e tyre  për pjesëmarrjen e mëtejshme në qeverinë e besimit zgjedhor do ta bëjnë të ditur pas vendimeve të partive që i kanë deleguar, gjegjësisht URës, Demosit dhe Partisë Socialdemokrate.

Pas daljes së URës nga qeveria pritet që edhe dy ministrat e propozuar prej saj, Mariq dhe Vujoviq , të largohen, kurse për Mugoshën akoma nuk dihet, por pritet që edhe ai të marrë një vendim nga fundi  i muajit.

Share.