Vujiçiq kërkon falje për krimet e malazezëve në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën, ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës. Sipas Vujiçiq, ky Komision i së Vërtetës duhet të merret me viktimat e të gjitha etnive.

“Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve dhe serbëve por e të gjithëve që jetojnë këtu. Jemi në gjendje gatishmërie të ndihmojmë si unë  ashtu dhe malazezët e mi që janë qytetarë besnik të Kosovës. Ne jemi në gjendje të gjejmë të vërtetën që do të na sjellin deri tek pajtimi, e pajtimi do të na sjell tek liria”, tha Vujiçiq.

Share.