Vujanoviq; Zgjedhjet në Komunat Urbane, vetëm nëse këshilltarët shkurtojnë mandatin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet për komunat urbane, Tuz dhe Gollubovci, mund të shpallen vetëm nëse këshilltarët e këtyre kuvendeve do të shkurtojnë mandatin , ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ai me rastin e shkresës së kryetarit të Malit të Zi Demokratik, Aleksa Beçiq  për shpalljen e zgjedhjeve në këto dy komuna urbane, ka pohuar se ligji  për zgjedhjen e këshilluarve dhe deputetëve në mënyrë të qartë e ka përcaktuar  shpalljen e zgjedhjeve për këshilltar dhe deputet. Nuk ekziston mundësia për shpalljen e zgjedhjeve në mandatin rrjedhës,  përveç  nëse ai shkurtohet me vendimin e Kuvendit.

Kuptohet për komunat e reja, kusht për shpalljen e zgjedhjeve është që ato të fitojnë statusin e Komunës së pavarur, ka pohuar Vujanoviq. Sipas fjalëve të tij në rastin konkret,  për komunat urbane, Tuz dhe Gollubovci, me ligjin për organizimin territorial, ato e kanë ndryshuar statusin  nga Komuna urbane  në Komuna në kuadër të Kryeqytetit.

Kjo, praktikisht, do të thotë , sqaron Vujanoviq, se ato kanë fituar territorin e vetë të caktuar me nenin 5 të këtij ligji, por ai vazhdon të jetë në kuadër të territorit të kryeqytetit.

Share.