Vujanoviq uron Bajramin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të ZI Filip Vujanoviq ka uruar festën e madhe islame Fitër Bajramin, të gjithë qytetarëve të konfesionit islam, klerit dhe reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fjeziq. Ai u ka dëshiruar që ditët e lartësuara të Ramazanit në të gjitha shtëpitë të sjellin gëzim dhe ngrohësi. Reisit, Rifat Fejziq dhe të gjithë besimtareve festen e Fitër Bajramit ua ka uruar edhe kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq me dëshirë që kjo festë të sjellë shëndet të mirë, dashuri, fat dhe paqe shpirtërore. Urimit të krerëve më të lartë shtetërorë u është bashkangjitur edhe Ministri për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, Suad Numanoviq duke rikujtuar se në frymën e festës është që së bashku të ndihmohen ata që kanë nevojë.

Share.