Vujanoviq: Sot takimet me partitë parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, sot do të zhvillojë takimet me përfaqësuesit e partive të cilat pas zgjedhjeve të 16 tetorit kanë siguruar statusin parlamentar.

Opozitën në takim do ta përfqësojë Dritan Abazoviq, i cili do të kërkojë nga Vujanoviq që kandidati për formimin e qeverisë të jetë nga rradhët e tyre. Partia Demokratike e Socialistëve si kandidat të sajin ka caktuar Dushko Markoviq, i cili në se merr kandidaturën nga presidenti do të mundohet që qeverinë ta formojë me pakica dhe Socialdemokratët. Vujanoviq ka njoftuar më herët se emirn e kandidatit do ta bëjë të njohur pas bisedimeve me partitë, çka pritet të ndodhë sot pasdite.

Share.