Vujanoviq: Dushko Markoviq kandidat për formimin e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka emëruar sot edhe zyrtarisht Dushko Markoviq nga PDS si kandidat për formimin e qeverisë së re. Vujanoviq pas konsultimeve me partitë parlamentare, njoftoi se është normale që mandati për formimin e qeverisë ti dorëzohet partisë që ka fituar më shumë vota. Këtë mendim nuk e ndan Dritan Abazoviq, i cili si përfaqësues i opozitës kërkoi që formimi i qeverisë ti besohet opozitës , pasi ato të bashkuar kanë një mandat më tepër se PDS dhe Socialdemokratët.

Abazoviq tha se opozita nuk i pranon zgjedhjet dhe se qeveria e udhëhequr prej tyre do të kishte qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të reja, të cilat do të ishin të lira dhe të drejta. Edhe nga partitë e pakicave janë shprehur se e përkrahin emërimin e Markoviq, duke e cikësuar atë si kandidat të pranueshëm. Ato kanë njoftuar se bisedimet do të vazhdojnë pas përfundimit të platformës së përbashkët, çka pritet të ndodhë deri në fund të javës.

Share.