Vujanoviq dhe Gjukanoviq mirëpritën pranimin e Kosovës në Eurochambers

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, në margjinat e Forumit investiv të odave ekonomike të rajonit që po mbahet në Budva të Malit të Zi, është pritur nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri Millo Gjukanoviq, të cilët ia kanë uruar pranimin e OEK-ut në Eurochambers.

Budvë, 22 tetor-  Me këtë rast kryetari Gërxhaliu është angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve dhe ka kërkuar përkrahjen e Presidentit dhe Kryeministrit të Malit të Zi për forcimin e iniciativave rajonale të bashkëpunimit të odave ekonomike, siç është konkretisht Forumi investiv i odave ekonomike të rajonit.

Kreu i OEK-ut ka kërkuar që të gjitha vendet e rajonit të bëjnë më shumë në drejtim të krijimit të kushteve sa më të mira te të bërit biznes dhe për barazi të investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Gërxhaliu ka marrë premtime dhe përkrahje për iniciativat të cilat çojnë drejt bashkëpunimit më të thellë dhe gjithanshëm të odave ekonomike të rajonit dhe angazhimin konkret të liderëve institucional të Malit të Zi për krijimin e kushteve që pavarësisht se nga vijnë bizneset të kanë tretman të barabartë.

Ndryshe në mbledhjen konstitutive të Forumit investiv të odave ekonomike Koosva është anëtare me të drejtat e barabarta ndërsa kryetari Gërxhaliu anëtar i këshillit drejtues.

Burimi: Koha net

 

Share.