Një tur i shpejtë në zyrën e Ramës dhe një ndalesë jashtë protokollit në bibliotekën e Kryeministrisë se Shqiperise.
Pas insistimit të Victoria Nuland, Sekretari Kerry ka dalë jashtë zyrtares, duke vizituar ambientet e rinovuara të Kryeministrisë dhe duke dhënë premtimin se do t’i dhurojë bibliotekës, disa prej librave të tij personalë.Sekretari i Shtetit ka kërkuar mbështetjen e plotë dhe të shpejtë të faktorit politik në vend, duke përdorur shprehjen specifike:“Për reformën në drejtësi duhet mbështetje e të gjitha formacioneve politike. Dhe këtu nuk kam parasysh ndërmarrjet kriminale”.
Por, gjuha e pastër dhe e drejtpërdrejtë e Sekretarit Kerry për reformën në drejtësi, tregon se Shtetet e Bashkuara kësaj radhe, kur i kërkojnë partive politike ta votojnë, e kanë shumë më seriozisht se herët e tjera.