VOTOHET QEVERIA KURTI ME 66 VOTA PRO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne Kuvendin e Republikes se Kosoves u mbajt séanca me nej pike te rendit te dites, emerimin e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Albin Kurti, si mandatar I qeverise ne fillim e shpalosi progrmain qeveritar dhe me pas i njoftoi deputetet me propozimin e perberjes se re te kabinetit qeveritar I cili perben dy zavendeskryeministra, 15 ministri dhe 33 zavendesministra.

Pas ekspozeut te mandatarit Kurti, vazhduan diskutimet e deputeteve, sidomoste atyre nga radhet e opozites, te cilet fjalimet e veta I shprehen me nje gjuhe mjaft te ashper.

Pasi perfunduan diskutimet, u be edhe votimi I qeverise Kurti me 66 vota pro dhe 10 abstenime, kurse pak para votimit nga Kuvendi u larguan deputetet e PDK-se dhe AAK-se.

Menjehere pas votimit te Qeverise u mbajt edhe seanca e jashtezakonsme ne te cilen u be edhe emerimi i Kryeparlamentares Vjosa Osmani me 66 vota pro, dhe ne kete menyre iu dha fund ngercit politik ne Kosove, i cili qe nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nuk arriti te formoje pushtetin.

Share.