Votohet Lex specialis dhe Qeveria e re, shkarkohet Krivokapiq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne oret e hershme te  mengjesit (ora 02.00 pasnate) ka perfunduar mbledhja e katert e seances se pare te rregullt te parlametit te Malit te Zi, ne te cilen me shumice votash jane votuar Lex specialis, shkarkimet e disa ministrave te qeverise se Malit te Zi dhe emerimet e reja ne kabinetin qeveritare, si dhe eshte bere shkarkimi i kryeparlamentarit Ranko Krivokapiq.

Ranko Krivokapiq pas 13 viteve te udheheqjes se postit te kryetarit te Kuvendit, me iniciativen per shkarkim te 36 deputeteve te pozites, dhe me  fuqine e votimit te shumices u shkarkua nga ky post. Per shkarkim kane votuar 43 deputet, 1 ishte kunder kurse 18 ishin fleta te pavlefshme, te cilat sipas deputetit Andrija Mandiq jane votat e Frontit demokratik te cilet fletevotimet i bene te pavlefshme.

Gjate tere kohes se mbajtjes intenzive te mbledhjeve te kuvendit, jane degjuar akuza te ndersjellta ne mes te deputeteve, nje fjalor tejet i ashper dhe i pazakonte per kete kuvend, e poashtu kemi pasur edhe situaten e jashtezakonshme me incidentin  e shkaktuar ne mes te kryeministrit dhe deputeteve te Frontit demokratik.

 

Share.